Site icon Telegrafi

Thaçi ia dorëzon vajzës së policit të vrarë Izet Demaj, urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero të Kosovës”, policin e vrarë në krye të detyrës në Istog, Izet Demaj.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

Këtë dekoratë, i pari i shtetit ia dorëzoi vajzës së heroit, Valëzës.

Polici Izet Demaj më 27 dhjetor të vitit të kaluar tragjikisht është vrarë gjatë punës së tij për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë.

“Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës”, ka shkruar Thaçi në Faceook.

Exit mobile version