Telegrafi

Pas kërkesës së MPJ-së, Thaçi dekreton dy marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Gjermane për Zhvillim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretet për ratifikim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke i hapur rrugë ratifikimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshjet që Thaçi ka nënshkruar kanë të bëjnë me financime të përbashkëta midis Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, në dy projekte të ndryshme.

Dekretet do t’i dërgohen Kuvendit për procedim. /Telegrafi/