Site icon Telegrafi

Thaçi, i lumtur me vendimin e FIFA-s për Kosovën

I pari i Qeverisë së Kosovës, përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se është i lumtur më vendimin e FIFA-së për Kosovën.

Ai ka falënderuar presidentin e FIFA-së, Sep Blatter për ndihmën që ka dhënë, derisa sipas Thaçit, ky është hapi i parë por shumë i rëndësishëm në ndërkombëtarizmin e futbollit tonë, transmeton Telegrafi.

“Sapo mora edhe zyrtarisht lajmin që FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube. Para një kohe kam qenë në komunikim me Presidentin e FIFA-s, z. Sepp Blatter dhe me këtë rast e falënderoj për ndihmën që ka dhënë për këtë hap të parë, por të rëndësishëm, të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Falënderoj edhe FFK në krye me legjendën e futbollit tonë, z. Fadil Vokrri, Ministrinë e Sportit, si dhe gjithë futbollistët kosovarë për angazhimin në këtë drejtim”, ka shkruar Thaçi.

“Duke e uruar gjithë komunitetin sportiv të Kosovës për këtë avancim të radhës, shpreh bindjen time se në të ardhmen e afërt, FFK do të jetë anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA, me ç’rast edhe modalitetet e vendosura sot do të jenë të pavlefshme. Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë ndihmuese në çdo aspekt të zhvillimit të futbollit dhe të sportit në përgjithësi”, ka thënë Thaçi. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version