Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 36-vjetorin e rënies së vëllezërve Gërvalla.
Thaçi ka shkruar në Facebook se Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka ishin intelektual të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike.
“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar ai. /Telegrafi/