Telegrafi

Thaçi: Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët krijuan epokë të re për popullin tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën e Veteranit, ka thënë se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, Heronjtë, tha se “dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Telegrafi/