“Mik mund të jesh kur respekton këshillat”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për qëndrimin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, lidhur me mosheqjen e taksës ndaj Serbisë dhe ruajtjen e miqësisë më SHBA-në njëherësh.
Thaçi për RTK-në ka thënë që nuk ka lider që mund të cënojë miqësinë e SHBA-së me popullin e Kosovës.
“Pushtetet janë të ndara, Qeveria duhet të marrë vendime strategjike që lidhen me të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë ai.