Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka thënë se gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë.
Ai në një fotografi të postuar në Facebook ku shihet bashkë me bashkëshorten e tij Lumnijen ka uruar të ditën e gruas, transmeton Klan Kosova.
“Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Me pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre në të gjitha sferat e jetës, ato po ndikojnë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit”.
Thaçi ka thënë se fuqizimi i rolit të gruas është receta më e sigurt për prosperitetin e popullit dhe shtetit.