Telegrafi

Thaçi: Gorani, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Gorani me rastin e vdekjes së Hajrullah Goranit.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/