Site icon Telegrafi

Thaçi: Gjykata Speciale barrë e rëndë për një shtet të ri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale, që ka udhëhequr, nuk ka qenë e lehtë.

Thaçi ka thënë se është barrë e rëndë për një shtet të ri, por, sipas tij është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe tani i takon kësaj gjykate të bëjë punën e vet pa ndikime politike dhe të zbardh të gjitha dyshimet e ngritura”, ka thënë Thaçi, përcjell Zeri.info.

Presidenti i vendit ka folur edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione kundër ekstremizmit.

“Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Për këtë kemi marrë lëvdata nga BE-ja dhe SHBA-të. Përkrah partnereve perëndimore, Kosova do të vazhdoj luftën e pa kompromis kundër ISIS. Tash e një vit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja. Ky përbën një sukses tjetër të angazhimit tonë”, ka thënë Thaçi.

Exit mobile version