Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Gjermania gjithmonë ka qenë mbështetëse e rrugëtimit drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetëndërtimit.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me kancelaren Angela Merkel të mërkurën do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë.
“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/