Site icon Telegrafi

Thaçi: Gjermania garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

??????????????????????????????

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  i cili po merr pjesë në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, gjat një takimi me presidentin gjerman ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka komentuar takimin e tij me presidentin gjerman, duke thënë se “Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat. Sot, ajo është garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, biseduam se si ky proces mund të pëshpejtohet, meqë vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën, është kërcënim për sigurinë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/


Exit mobile version