Telegrafi

Thaçi, gati ligji për pensionet

Gjatë seancës, Kryeministri Hashim Thaçi shprehu angazhimin e Qeverisë që Ligji për pensionet të përfundojë sa më shpejt. Në përgjigje të pyetjeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryeministri tha se Ligji për pensionistët e Kosovës është duke u përgatitur dhe së shpejti do të t’i dorëzohet Zyrës së kryeministrit për shqyrtim.

Në debatin e sotëm në Kuvend u diskutua edhe për procesin e privatizimit, gjegjësisht pjesëmarrjen e vogël të diasporës në privatizimin e ndërmarrjeve në vend.

Ish kreu i AKM, aktualisht ministër i Financave, Ahmet Shala, mohoi këto pohime duke thënë se pjesëmarrja e diasporës ka qenë e madhe, veçanërisht në ndërmarrjet e mëdha të privatizuara. /Telegrafi/