Site icon Telegrafi

Thaçi: Fushata jonë me argumente të vjetra për shkak se BDI nuk ka realizuar asgjë!

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare, njofton takimin qendror me strukturat partiake në shkollën fillore në Sellcë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në këtë bashkëbisedim mes tjerash deklaroi:

‘Kemi nisur fushatën tonë me argumentet e vjetra për shkak se këta të cilët janë në pushtet asgjë nuk kanë realizuar, prandaj konsiderojmë se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja. Ne u’a bëjmë të ditur edhe atyre, normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë të civilizuar në shtetet e Evropës, kjo është platformë e Partisë Demokratike Shqiptare.

Çështja tjetër që ne e kërkojmë është që parat tona nga tatimet që na i marrin prej xhepit tonë, shteti në mënyrë normale dhe të automatizuar të na i kthej prapë, ashtu siç i kthen në zonat e maqedonasve dhe shohim që ata zona janë bërë perfektë, si në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, parqe, gjelbërime, çerdhe, ambulance, shkolla, etj, kurse zonat tona ngelin të pa zhvilluara. Konflikti fillon atëherë kur deputeti i BDI-së thotë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, fjalën që duhet ta thonë deputetët maqedonas e thotë këta të BDI-së për të vërtetuar se projekti është i drejtë, por nuk është kështu, ata i marrin paratë e popullit prej tatimeve dhe të njëjtat nuk i kthejnë tek populli shqiptar ashtu siç i kthehen popullit maqedonas.

Të gjithë këto do realizohen kur Partia Demokratike Shqiptare do të fitojmë mandatin, atëherë këto projekte në të mirë të popullit do realizohen dhe shqiptarët do të mund të kenë një jetë dinjitoze’, përfundoi Menduh Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version