Site icon Telegrafi

Thaçi ftoi zëvendëspresidentin amerikan ta vizitojë Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ka ftuar zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, që ta vizitojë Kosovën.

Ata janë takuar në kuadër të Kartës së Adriatikut, që po zhvillon punimet në Mal të Zi dhe ka mbledhur liderët e vendeve të rajonit.

“Kosova jo vetëm që duhet të të jetë pjesëmarrëse por edhe anëtare e barabartë dhe besoj që të gjitha shtetet do t’i japin përkrahje kësaj gjëje. Besoj që do të na hiqen pengesat që të jemi edhe ne pjesë e kësaj nisme”, ka thënë presidenti Thaçi për Info Magazine të Klan Kosovës.

Lexo po ashtu Thaçi pas takimit me zëvendëspresidentin e SHBA-ve: Po punojmë bashkë për formimin e Ushtrisë

“Në takimin e përbashkët që zhvillova me Pence ne kemi folur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon, sepse vetëm kështu garantohet paqja dhe e ardhmja e sigurt për të gjitha shtetet e Ballkanit. Po ashtu e kam ftuar atë që ta vizitojë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me seancën kosnstituive të së enjtes, Thaçi ka ftuar deputetët që të jenë pjesë e saj dhe konstruktiv, pasi vendin e presin sfida të mëdha në javët dhe muajt e ardhshëm.

“Mesazhi im për të gjithë deputetët është që të marrin pjesë në seancë dhe të ndërtohen institucionet e vendit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kemi përpara një agjendë të ngjeshur dhe shumë të rëndësishme për vendin”, tha ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version