Site icon Telegrafi

Thaçi ftesë opozitës për bashkëpunim, partitë e tjera i shmangen kësaj oferte (Video)

Kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi i bëri thirrje partive të tjera opozitare për unifikim, por ai përcaktoi kushtet duke thënë se ai përfaqëson partinë më të madhe opozitare, pasi që ka legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e fundit.

“Për politik bërjen në Maqedoni, tërësisht demokratike, tërësisht të lejueshme, dhe mundësisht të kenë sukses, me gjithë atë udhëheqësit e atyre partive politike, 90% janë figura të cilët kanë qenë në pozicione të ndryshme të pushtetit një herë në kohen e PDSH-së, një herë në kohen e BDI-së, dhe nuk mundet të pretendohen për figura të reja politike. Se formulimi sipas meje figura e re politike, personi që ska qenë kurrë në politik, e jo mosha e re dhe mendoj se është një gabim i madh, mendoj se paraqitjet e tyre në skenë nuk kanë të bëjë me dëmtimin e BDI-së por është një projekt i BDI-së”, tha Thaçi.

Nga Partia “Uniteti” theksuan se partia e tyre është e hapur për çdo bashkëpunim opozitar. Nga kjo parti përmes një përgjigjeje për TV21 thanë se janë pro bashkëpunimit opozitar dhe komunikimit me të gjitha subjektet politike, por në përjashtim me BDI-në dhe PDSH-në.

Por nga Lëvizja “BESA” theksuan se nuk duan të komentojnë deklaratat e kryetarit të PDSH-së. Në përgjigjen e tyre me shkrim theksojnë se “Nuk dëshirojmë të komentojmë deklaratat e kreut të PDSH-së, sepse ai nuk është serioz”.

Edhe partitë e tjera opozitare përfshirë LR-PDSH dhe RDK nuk kanë dhënë përgjigje dhe nuk kanë komentuar deklaratën e liderit të PDSH-së në debatin në Klik Plus për bashkëpunimin opozitar. /Telegrafi/

Exit mobile version