Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist.
Thaçi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kërkoi që të rritet bashkëpunimi edhe më shumë.
Presidenti falënderoi Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes për pritjen dhe theksoi se është thelbësore për stabilitetin e rajonit që Kosova t’i bashkohet NATO-s.
“I jemi mirënjohës SHBA-ve për mbështetjen e madhe që i jep FSK-së dhe rrugën tonë. Faleminderit Zëvendëssekretarit të Mbrojtjes, David L. Norquist për një takim të frytshëm dhe angazhimin e Pentagonit për ushtrinë tonë, të gatshme për të shërbyer përkrah aleatëve tanë të NATO-s. Është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që Kosova t’i bashkohet NATO-s”, shkruan Thaçi në Twitter.
Gjatë takimit, Thaçi bëri të ditur se Kosova tashmë e ka të gatshme ushtrinë profesionale dhe me standarde të NATO-s.
“Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Thaçi.
Në anën tjetër, Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, ka theksuar se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.
Ai po ashtu shkroi se do të vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e FSK-së, dhe të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Ishte nderë të takohesha me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin sot gjatë ditës në Pentagon. Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështes zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të përkrahë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë”, shkruan Norquist.
Grateful to USA for overwhelming support to KSF & our path twds. NATO. Thank you @DepSecDef for a fruitful meeting & Pentagon’s commitment for our army, ready to serve alongside our NATO allies. It is vital for the security & stability of the region that Kosovo joins @NATO soon pic.twitter.com/1QOjz8OrYP
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 26, 2020
It was an honor to meet with President @HashimThaciRKS today at the Pentagon. The DOD continues to support the development of the Kosovo Security Force & the efforts to normalize relations between #Kosovo & #Serbia. pic.twitter.com/MbqOTMqneU
— Deputy Secretary of Defense David L. Norquist (@DepSecDef) February 26, 2020