Telegrafi

Thaçi: Forcat ushtarake serbe kryen masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vogël

Hashim Thaçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Ai, ka thënë se para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore kanë kryer masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në këto dy vende.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. /Telegrafi/