Site icon Telegrafi

Thaçi flet për qëndrimet e PDSH-së në takimin përshëndetës me ambasadorin Bellelli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Ernesto Bellelli, njofton Telegrafi Maqedoni.

Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për integrimet euro-atlantike të vendit.

Thaçi e njoftoi Ambasadorin Belleli me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë.

Thaçi vlerësoi se përgjegjësia për situatën e rënd në vend dhe bllokimet e proceseveintegruese është te Qeveria e Maqedonisë, duke potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do të heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version