Telegrafi

Thaçi flet për pragun zgjedhor, ndërsa propozon nga një ulëse për kroatët dhe malazezët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me përfaqësuesit politike ka diskutuar për reformën zgjedhore në Kosovë.

Ai ka dal me disa propozime konkrete se si e sheh këtë reformë, por në fund ka thënë se reforma në fund vendoset nga të gjitha partitë politike.

Presidenti Thaçi në mënyrë indirekte ka favorizuar uljen e pragun zgjedhor, i cili është 5 për qind.

Ai ka thënë se ky prag aktual zgjedhor i shkon përshtati vetëm, partive të mëdha dhe eliminon partitë apo iniciativat qytetare.

Megjithatë, Thaçi ka thënë se kjo mbetet në vullnetin e partive politike, që të vendosin nëse dëshirojnë të mbajnë pragun aktual apo ta zvogëlojnë atë në 3 për qind apo edhe në 1 për qind.

Ai po ashtu ka propozuar zvogëlimin e numrit të deputetëve, ndërsa ka propozuar ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/