Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se përfundimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Këto komente Thaçi i bëri përmes një postimi në Twitter.
“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
The end of the dialogue between #Kosovo and #Serbia, including the demarcation of 400km of border between two countries, must ensure mutual recognition and Kosovo’s membership in UN and other multilaterals. Other opinions about the end-game are nonsense or false interpretations.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 17, 2018