Site icon Telegrafi

Thaçi flet me admirim për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Thaçi këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas takimit të sotëm në Uashington me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Takimet me Albright janë gjithmonë frymëzuese, kurse lidhja e popullit të Kosovës me të është e përjetshme. Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright si protagoniste, mbi 20 vjet më parë, do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version