Site icon Telegrafi

Thaçi: Finalizohet beteja, Kosova anëtarësohet në Gjykatën e Arbitrazhit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur entuziast pas pranimit të Kosovës në Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit.

Thaçi e ka quajtur këtë si një betejë të vështirë e cila tashmë u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrumbullaksimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës.

“Ishte një betejë e vështirë që nga 2015 por tani u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrumbullaksimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës. Kosova tani është edhe anëtare fuqiplote e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit. Me shumicë votash u konfirmua vendimi nga janari i këtij viti që na jep të drejta sovrane në njerën nga organizatat më të vjetra të botës”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Exit mobile version