Telegrafi

Thaçi: Fatkeqësi e madhe e katedrales historike Notre Dame, që u kaplua nga zjarri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përfshirjes në zjarr të katedrales Notre Dame në Paris.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame është një kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

Lexo po ashtu Katedralja Notre Dame kaplohet nga zjarri (Video)

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Shembet çatia e katedrales Notre Dame, publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

Ndërsa katedralja Notre Dame është kapluar nga zjarri, sipas shërbimit të zjarrfikësve të Parisit dhe dëshmitarëve. /Telegrafi/