Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Austri, takoi ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook:
“Një takim të përzemërt e patëm edhe me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, i cili që nga viti 2004 ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Ish-presidentin Fischer e falënderova për kontributin që ka dhënë për Kosovën, rajonin dhe tërë Evropën”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/