Telegrafi

Thaçi falënderoi Majkon për kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar ish-kryeministrin Pandeli Majko me zhvillimet e fundit, dhe poashtu shprehu besimin e tij se si komb, shqiptarët do të jetojnë në një hapësirë të përbashkët integruese. 

Thaçi potencoi edhe përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike për integrimin në Bashkim Evropian dhe në NATO. 

Ish-kryeministri Majko ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe ka theksuar se Republika e Kosovës e ka të sigurt perspektivën integruese evropiane. /Telegrafi/