Telegrafi

Thaçi: Falë sukseseve, xhudoja po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar (Foto)

Presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi, ka përgëzuar suksesin e Xhudisteve nga Kosova, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Xhudistet Kosova po marrin pjesë në Antalya të Turqisë ku falë këtyre sukseseve xhudoja jonë po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar ka theksuar i pari i vendit.

Lexo po ashtu Kosova me dy të arta në Antalya Grand Prix, ndodh për herë të parë (Foto)

“Xhudistet e Kosovës të pandalshme edhe në Antalya Grand Prix. I përgëzoj Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, xhudistet e tjera dhe trajnerët për medaljet e arta”, ka shkruar fillimisht Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Falë këtyre sukseseve, xhudoja jonë po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar”, përfundon Presidenti i Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në garën Grand Prix në Antalya të Turqisë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë siguruar finalen dhe njëkohësisht kanë fituar medaljet e arta. /Telegrafi/