Site icon Telegrafi

Thaçi: Faktori ndërkombëtar të jetë më radikal me partitë maqedonase

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “Click plus” në Tv21 kë komentuar lidhur me protestat e sontme të opozitës lidhur me vendimin për faljen e politikanëve të VMRO-DPMNE-së nga ana e kryetarit Gjorgje Ivanov.

“Është dashur të protestohet më herët. Ne menduam se marrëveshja që arritëm katër liderët se do ishte një zgjidhje e vërtetë, por elita politike maqedonase kërkon vetëm shkopin prej bashkësisë ndërkombëtare. Pres të kemi zhvillime dramatike, pres ndëryrje pak më radikale të bashkësisë ndërkombëtare dhe situata mund të shkojë në pakthim”./Telegrafi/

Exit mobile version