Site icon Telegrafi

Thaçi emëron Ismet Mulajn ministër të Tregtisë dhe Industrisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar ministër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulajn, këshilltar i Presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe anëtarë i Kryesisë së AKR-së.

Burime të sigurta të portalit Veriu.info, bëjnë të ditur se kryeministri në detyrë, këtë vendim e ka marrë para dy ditësh.

Ndryshe deri më tani detyrën e ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e kishte ushtruar Avni Kastrati, zëvendësministër i kësaj ministrie, pasi që ish ministri Bernard Nikaj, kishte dhënë dorëheqje për shkak të avancimit akademik. /Telegrafi/

Exit mobile version