Site icon Telegrafi

Thaçi edhe sot me takime në zyrën e tij

Ndonëse sot e shtunë dhe është paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, presidenti Thaçi është parë me mëngjes duke hyrë në zyrën e tij.

Presidenca ka konfirmuar për Telegrafin se Thaçi do të ketë edhe sot takime zyrtare.

“Po, ka takime edhe sot në zyre”, ka konfirmuar Zyra për Informim e Presidencës.

Ndryshe, më herët Presidenca ka njoftuar se sot në orën 14:00, Thaçi do të flasë para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndryshe, pikërisht në orën 14 sot VV do të mbajë protestë kundër propoyimit të Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, që nga opozita po konsiderohet si inde për shkëmbim territoresh. /Telegrafi/

Exit mobile version