Telegrafi

Thaçi: Edhe pas 100 vitesh bisedime s’do të ketë marrëveshje

"Edhe 100 vjet po të bisedonim me serbët, nuk do të arrinim kurrfarë kompromisi. Beogradi pret që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë. Qëndrimi ynë ka mbetur i pandryshuar. Është dëshirë dhe e drejtë e jona që Kosova të bëhet e pavarur”, ka thënë Thaçi për gazetën “Presse”.

Duke folur për modelin e Hong Kongut, Thaçi ka thënë se kjo ide, sikur edhe të tjerat, nuk paraqesin risi – por janë të bazuara në modelet e vjetra – me qëllim të shtyrjes së zgjidhjes.

"Kosova është rast specifik, dhe askush nuk guxon dhe nuk mund të propozojë modele të dështuara, siç është ai i Qipros. Ky është modeli i konfliktit të ngrirë”, ka thënë Thaçi, duke hedhur poshtë edhe modelin e bashkësisë të ish-republikave sovjetike dhe marrëveshjen në mes të dy Gjermanive, të vitit 1972.