Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq deri tani kanë dhënë deklaratë rreth asaj se cila mund të jetë përmbajtja e marrëveshjes ndërmjet të dyja shteteve. Megjithatë të dy presidentët pritet të fillojnë “t’i hapin letrat” gjatë këtij muaji.
Thaçi ka thënë se në takimin e 7 shtatorit do ta prezantojë idenë e “korrigjimit të kufijve”, ndërsa Vuçiqi ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me propozim konkret për marrëveshjen me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Subjektet politike opozitare në vend, si dhe analistët politikë thonë se duket sikur deklarimet e Thaçit për “korrigjim të kufijve” janë në koordinim me presidentin serb.
Ata thonë se propozimi i Vuçiqit sigurisht se nuk do të dalë përtej Kushtetutës së Serbisë, prandaj thonë se Kosova duhet të ketë një platformë të qartë për dialogun.