Site icon Telegrafi

Thaçi e Vuçiq takohen më 11 nëntor në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, pritet që me 11 nëntor të qëndrojnë në Paris, ku edhe do të zhvillojnë një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Siç merr vesh Klan Kosova, në këtë takim do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të dy vendeve, derisa pjesë e bisedave do të jetë edhe njohja direkte e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Presidenti Thaçi, kohë me parë në bashkë edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kishin bashkëbiseduar në Samitin e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, ku edhe besohet se u arrit dakordimi për takimin e 11 nëntorit në kryeqytetin francez.

Exit mobile version