Tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë sjellë në Tiranë presidentin kosovar, Hashim Thaçin.
Presidenti i Kosovës është takuar në një lokal të kryeqytetit me Kryeministrin Edi Rama dhe biseda e tyre ka zgjatur rreth 60 minuta.
Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton TCH.
Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.
Ndërkohë, më herët Departamenti Amerikan i Shtetit shpërndau një deklaratë ku mbështeste Qeverinë e Kosovës pas depërtimit të shtetasve turq.
Vizita e beftë e Hashim Thaçin mbërrin edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë.