Ka nisur takimi në Bruksel në mes të Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe delegacionit kosovar, para takimit të përbashkët të tyre me përfaqësuesit serbë.
Sikur edhe herën e kaluar, në këtë rreth bisedimesh, Kosova përfaqësohet nga presidenti dhe kryeministri, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka publikuar një fotografi ku shihet Mogherini me Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa.