Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Thaçi ka uruar partnerët e koalicionit qeverisës, transmeton Telegrafi.
“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Thaçi ka thënë se “shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tonë”./Telegrafi/