Site icon Telegrafi

Thaçi e konfirmon takimin privat me Papa Françeskun

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se ai ka pasur një takim privat në Vatikan me Papa Françeskun.

Thaçi bëri të ditur se qëllimi i takimit ka qenë ta njoftojë Papa Françeskun me rolin e Kosovës në Ballkan.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar”. /Telegrafi/

Exit mobile version