Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të trishtë ndarjen nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.
Ai në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe komunitetin e gazetarëve.
“Lajm i trishtë vdekja e gazetarit të njohur Ibrahim Rexhepi. Ishte i çmuar dhe i vlerësuar prej të gjithëve. Ngushëllime familjes Rexhepi dhe tërë komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Thaçi.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi.
“Me pikëllim e mora lajmin për shkuarjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar dhe analistit për çështjet ekonomike, Ibrahim Rexhepi.
I ndjeri shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend, duke qenë sëfundi edhe këshilltar i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.
Ngushëllime të thella familjes, komunitetit të gazetarëve dhe miqve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. /Telegrafi/