Telegrafi

Thaçi e Haradinaj pinë kafe bashkë në Drenas

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj,  po marrin pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Pak para ceremonisë së përurimit të këtyre shtatoreve, presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë Haradinaj, kanë pirë kafe së bashku në një nga kafiteritë e Drenasit.

Në një fotografi që ka siguruar Telegrafi, shihet se Thaçi dhe Haradinaj ishin nën shoqërimin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, dhe disa personave të tjerë. /Telegrafi/