Site icon Telegrafi

Thaçi: E gjithë bota e di, “shtëpia e verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në seancën gjyqësore në Hagë ka thënë se pret të shfajësohet nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai ka deklaruar se ‘shtëpia e verdhë’ nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Thaçi tutje ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer të dëshmitë sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta, transmeton Telegrafi.

“Kur raporti i Dicky Marty mbushi titujt e lajmeve me akuza të sajuara për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe nga unë, unë menjëherë kërkova nga bashkësia evropiane të bëjë një hetim të pavarur, bashkësia më tha se një gjykatë e veçantë ishte e nevojshme për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafikim organesh. Bota tani e dinë se si rezultat i procesit se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK dhe gjithë shqiptarët janë shfajësuar. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr”, tha mes tjerash ai.

Thaçi tha se kjo është gjykata e katërt që është intervistuar, dhe çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version