Telegrafi

Thaçi e cilëson historike vizitën e Princit Charles

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka uruar mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall.

Ai këtë vizitë e ka cilësuar historike për vendin.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

“Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një visitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë. Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”, shkruan Thaçi.