Në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar, siç e ka cilësuar ai, fotografinë e ditës.
Thaçi ka publikuar fotografinë e ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa duke u përshëndetur nga Haga.
“Fotografia e ditës”, ka shkruar presidenti në facebook, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Rrustem Mustafa-Remi sot u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ai është i pari i intervistuar nga Specialja, që është themeluar për të gjykuar krimet e luftës. /Telegrafi/