Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të shtunën ka vizituar Drenicën.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se ka takuar bashkëluftëtarët në Runik të Drenicës.
Në një fotografi shihen edhe disa deputetë të Drenicës e njerëz të fuqishëm të PDK-së.
Pjesë e kësaj dreke ka qenë edhe Sami Lushtaku e Ganimete Musliu.
E ish-kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi në postimin e tij në Facebook ka thënë se ndihet i kënaqur nga takimet e tilla.
“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/