Analisti i çështjeve politike në vend, Jusuf Thaçi, ka komentuar largimet e fundit të deputetëve nga partitë politike.
Sipas tij, ish-deputetja e AAK-së, tashmë anëtare e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe Ilir Deda, i cili sot zyrtarizoi largimin e tij nga Vetëvendosje, do të duhej që krahas largimit të tyre nga këto subjekte politike, të dorëzojnë edhe mandatin e deputetit.
Kjo, pasi që, sipas tij, të dy këta bërë deputetë duke qenë persona partiakë dhe zyrtarë të subjekteve politike përkatëse.
“Prandaj, do të ishte parimore që të dy të dorëzonin mandatin e deputetit, në mënyrë që subjektet politike përkatëse t’i zëvendësojnë ata dhe të kenë numrin e deputetëve në Kuvend ashtu siç i kanë fituar në zgjedhje”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.
Në fund, ai thotë se kjo rregull nuk ka vlejtur më herët, meqë, sipas tij, “lëvizjet e mëhershme të deputetëve janë bërë për pazare”, ndërsa këta dy të fundit, siç thotë Thaçi, “po thonë se e kanë bërë për arsye parimore dhe parimësia e kërkon edhe këtë sakrificë”.