Site icon Telegrafi

Thaçi: Diskursi i Vuçiqit ishte agresiv dhe arrogant

Ka përfunduar para pak minutash takimi trepalësh në Bruskel në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, atij serb Aleksandar Vuçqi dhe përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogerini.

Thaçi para mediave ka folur për takimin të cilin e ka quajtur shumë të vështirë.

“Takim jo i lehtë me plotë ballafaqime për të hapur rrugë për një marrëveshje, ligjërisht obligative, që nënkupton njohje për dy shtetet. Janë tema jo te lehta që janë shtruar dhe që do të shtrohen në të ardhmen. Do presim për marrëveshjen paqësore që u hap rrugë dy vendeve për integrime evropiane” ka thënë Thaçi pas takimit.

Ai ka kërkuar bashkëngjitje të palës kosovare në këtë dialog.

Lexo po ashtu Përfundon pa ndonjë marrëveshje takimi Thaçi - Vuçiq

“Mund të them se është një sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi, për këtë arsye mendoj se është në interes që klasa politike e Kosovës të jetë bashkë dhe të jetë këtu. Është një momentum i ri që duhet me u shfrytëzu, është shansi historik që të ndodh edhe njohja nga Serbia për Kosovën. Është momenti i ballafaqimit dhe tejkalimit të pengesës së madhe, përball qëndrimit arrogant të tyre ndaj shtetësisë së Kosovës. Kam rezervat e mija, e di se do jetë shumë vështirë por duhet të punojmë dhe të vazhdojmë”, theksoi Thaçi.

Lexo po ashtu Thaçi takohet me Mogherinin: U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme

I pyetur për diskursin brenda takimit, Thaçi ka thënë se diskursi i Serbisë ishte arrogant dhe i ashpër, ndërsa ai i Kosovës ishte diskurs i argumenteve.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia, dhe nga Vuqiq, ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve “ ka thënë Thaçi.

Exit mobile version