Site icon Telegrafi

Thaçi: Dialogun me Serbinë duhet ta zhvillojmë me një unitet shembullor që e kishim në Rambuje

Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një adresim publik përmes një video-incizimi në llogarinë e tij në Facebook, mes tjerash ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi tha se Kosova sot ka nevojë për dialog të civilizuar mes forcave politike.

“Për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota”.

“Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës”.

“Por, njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel”, ka thënë Thaçi.

E shefi i Stafit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka reaguar ndaj rinisjes së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Çollaku ka thënë se rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës.

Sipas tij, kthimi në bisedime është dizajnuar vetëm për ta arsyetuar hapjen e më shumë kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE, përderisa Kosovën do ta lënë të izoluar në status-quo’në e tanishme.

Çollaku tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë një marrëveshje finale politike me njohje të ndërsjellët.

Exit mobile version