Site icon Telegrafi

Thaçi do dialog më dinamik e Mustafa thotë se do të kushtëzojë marrëveshjet (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar dialog më dinamik dhe rritje të efikasitetit në implementim, në 3 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit.

Për këtë ka folur edhe kryeministri Isa Mustafa, derisa ka theksuar se është arritur integrim në institucione të Kosovës i komunave të veriut.

Sa u përket ngecjeve në shumë fusha, kryeministri Mustafa tha se do ta kushtëzojnë me arritjen e marrëveshjeve të ardhshme.

Analistët, në anën tjetër, përveç zgjedhjeve në veri që ishin mbajtur në vitin 2013, që parashiheshin në këtë marrëveshje, për temat e tjera thonë se kanë mbetur në pikë të njëjtë.

Derisa nuk i besojnë kryeministrit Mustafa, kur flet për kushtëzime.

Exit mobile version