Telegrafi

Thaçi me dhuratë të veçantë për Rohanin (Foto)

Ish-zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Ambasador Albert Rohan ka festuar ditëlindjen, kurse presidenti Thaçi i ka dhuruar një dhuratë.

Presidenti Thaçi, që në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ishte kryeministër, i ka dhuruar Rohanit deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Mikut tim, ambasadorit Albert Rohan, me rastin e ditëlindjes së 80-të, ia dhurova deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij përcaktues për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.