Site icon Telegrafi

Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, sot në mëngjes do t’i takojë në Bruksel presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë, Mogherini, ka deklaruar se në takimin në Bruksel do bisedohet për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas saj, sot do të bisedohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve të cilat tashmë janë arritur në dialog dhe zbatimi i të cilave është në vazhdim e sipër.

Kosova dhe Serbia marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve e kanë arritur në prill të vitit 2013.

Exit mobile version