Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo-Brionit.
Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.
Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brionit është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.
Takimi do të fillojë nga ora 16:00.