Site icon Telegrafi

Thaçi dhe Rama takohen në Ankara (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku po marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Me ftesë të presidentit turk, Thaçi dhe Rama janë duke qëndruar në Ankara, ku sot pasditen e vonë  pritet të fillojë ceremonia e inaugurimit të presidentit turk.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdogan paraprakisht të japë betimin në Kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një darkë për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdogan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial. /Telegrafi/

Exit mobile version